X FACTOR ALBANIA

Eventi me i madh muzikor i talenteve ne Shqiperi, LIVE ne fuqine KLAN ne formatin HD, ne nje skenografi madheshtore dhe ne nje teater televiziv te pakrahasueshem ne te gjithe Ballkanin. 6 konkurrente ne gare per te interpretuar hitet boterore ne versione te reja, duke rrembyer duartrokitjet e publikut ne teater dhe votat e audiences mbare shqiptare.

 16 finalistë konkurojnë mes tyre për më të mirin. Do të jetë publiku, ai që do të vendosë se kush do të jetë më i miri, përmes votimit me sms dhe online.


 Nje sipermarrje gjigante e Radio Televizionit Kombetar Klan me regji nga mjeshtrja Vera Grabocka dhe nen prezantimin e te mirenjohures Alketa Vejsiu. Skenografia e realizuar nga mjeshtri i skenave italiane Gaetano Castello, ndricimi nga drejtori i fotografise se "X Factor Italia" Marcello Jazzeti dhe performancat e kuruara nga koreografi i suksesshem Albi Nako.

Eksluzivisht ne RTV KLAN sezoni i pare I “Talent Show” me te suksesshem ne bote, “X FACTOR ALBANIA”

Eshte absolutisht formati me i ndjekur i momentit qe prodhon yje ne muzike, ne me shume se 50 shtete te botes, duke u renditur si programi me I shikuar ne Prime-Time ne secilin vend me shifra rekord. Harrojini programet e meparshme te talenteve muzikore qe jane bere ne Shqiperi, prisni “X Factor Albania”, sepse per here te pare vjen ekskluzivisht per publikun shqiptar nje format i blere me te drejta te plota nga kompania meme “FremantleMedia”. Fakti qe formati eshte i kontraktuar per tu prodhuar ne versionin shqiptar, do te thote sukses i njejte dhe i padiskutueshem si kudo, sepse ky super produksion kombetar do te vije me te njejten cilesi, profesionalizem dhe realizim televiziv si ne cdo shtet tjeter qe eshte zhvilluar dhe po zhvillohet. Formati televiziv me prestigjoz i talenteve muzikore ne bote, nga Simon Cowell, po kerkon fenomenin shqiptar ne muzike.

 Sezoni I pare I “X Factor” filloi ne Britanine e Madhe ne shtator te 2004 dhe qe nga ai vit, ka qene gjithmone formati HIT. X Factor eshte formati me I madh dhe me I famshem televiziv per talentet e kenges ne te gjithe boten dhe aktualisht eshte ne transmetim ne gati 50 shtetet te botes, duke u renditur si programi me I ndjekur absolut ne Prime-Time ne secilin vend. Ne Mbreterine e Bashkuar sezoni I 7-te arriti nje shikueshmeri absolute, plot 45.1 milione shikues dhe kjo do te thote 78.7% e popullsise totale britanike.