Eksluzivisht ne RTV KLAN sezoni i pare I “Talent Show” me te suksesshem ne bote, “X FACTOR ALBANIA”

Eshte absolutisht formati me i ndjekur i momentit qe prodhon yje ne muzike, ne me shume se 50 shtete te botes, duke u renditur si programi me I shikuar ne Prime-Time ne secilin vend me shifra rekord. Harrojini programet e meparshme te talenteve muzikore qe jane bere ne Shqiperi, prisni “X Factor Albania”, sepse per here te pare vjen ekskluzivisht per publikun shqiptar nje format i blere me te drejta te plota nga kompania meme “FremantleMedia”. Fakti qe formati eshte i kontraktuar per tu prodhuar ne versionin shqiptar, do te thote sukses i njejte dhe i padiskutueshem si kudo, sepse ky super produksion kombetar do te vije me te njejten cilesi, profesionalizem dhe realizim televiziv si ne cdo shtet tjeter qe eshte zhvilluar dhe po zhvillohet. Formati televiziv me prestigjoz i talenteve muzikore ne bote, nga Simon Cowell, po kerkon fenomenin shqiptar ne muzike.

 Sezoni I pare I “X Factor” filloi ne Britanine e Madhe ne shtator te 2004 dhe qe nga ai vit, ka qene gjithmone formati HIT. X Factor eshte formati me I madh dhe me I famshem televiziv per talentet e kenges ne te gjithe boten dhe aktualisht eshte ne transmetim ne gati 50 shtetet te botes, duke u renditur si programi me I ndjekur absolut ne Prime-Time ne secilin vend. Ne Mbreterine e Bashkuar sezoni I 7-te arriti nje shikueshmeri absolute, plot 45.1 milione shikues dhe kjo do te thote 78.7% e popullsise totale britanike.

No comments:

Post a Comment